FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Boksieri i famshëm turk masakron me thikë të dashurën pas një sherri

Boksieri turk, Selim Ahmet Kemaloglu, është arrestuar ditën e dielë në qytetin Muglu,pasi ka goditur për vdekje me thikë të fejuarën e tij.

Pas në sherri me të fejuarën boksieri ka qëlluar 25-vjeçaren Zeynep Senpinar me thikën e bukës, ndërsa më pas ka thirrur ambulancën.

Nga mediat turke mësohet se nga ky sherr, boksierit iu desh të mjekohej në spitalin e kërkimit dhe trajnimit të Universitetit Sitki Kocman përpara se të dërgohej në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej bëhet me dije se përveç plagës në gjoks, sipas autopsisë në trupin e të dashurës, në fyt u gjetën prerje dhe shenja të tjera, të cilat tregojnë një përpjekje të mbytjes para plagës me thikë që rezultoi fatale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?