“Bomba” nga Spanja: Juventus gjen trajnerin për sezonin e ardhshëm
Ky sezon mund të jetë shumë i rëndësishëm për Juventusin, që pas një merkato të frikshme në verë, synon që të fitojë Ligën e Kampionëve, që mungon prej 23 vitesh.
Nga Spanja ndërkohë vjen një lajm bombastik në merkato që mund të trazojë ambientin në Torino dhe që ka lidhje me të ardhmen e Allegrit. Në fund të sezonit, Juventus dhe trajneri livornez mund të ndahen, pavarësisht rezultateve të ekipit.
Sipas “Mundo Deportivo”, klubi bardhezi ka evidentuar edhe pasuesin e tij. Ai do të jetë Zinedine Zidane dhe do të marrë drejtimin në sezonin e ardhshëm. Vendimi është marrë edhe nga miratimi i Cristiano Ronaldos, i cili ka një raport të shkëlqyer me të, pasi kanë fituar 3 Champions League radhazi.
Në Spanjë janë të bindur që franko-algjeriani shumë shpejtë do të zbarkojë në Torino, duke nisur një aventurë të re, e cila pritet që të jetë e gjatë. /Rozalb Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

