FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Bomba” nga Spanja, Levandovski arrin akordin me Realin

Real Madrid dhe Robert Levandovski kanë arritur një marrëveshje në parim për sulmuesin Bajernit për të veshur fanellën e Realit në sezonin e ardhshëm. Akordi ka ardhur pas një sërë takimesh midis menaxherit të sulmuesit polak, Pini Zahavi dhe Jose Angel Sançez, krahu i djathtë i presidentit Florentino Perez. Gjithashtu janë zbuluar edhe fakti që ai do të nënshkruajë me Realin një kontratë 2-vjeçare me opsion për një të tretë.

Sipas “Mundo Deportivo” Robert Levandovski në muajin gusht do të festojë 30 vjetorin e lindjes, ka me Bayernin e Mynihut një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2021, por ai mendon se ka ardhur koha që drejtuesit e klubit bavarez të bëjnë të mundur që ëndrra e tij të bëhet realitet dhe të transferohet te Reali i Madridit. Për më tepër, vetë Drejtori i Përgjithshëm i kampionëve të Gjermanisë Karl Heinz Rumenige, ka deklaruar së fundmi se do të lejojë largimi i atyre futbollistëve që e dëshirojnë vërtet këtë të gjë.

Robert Levandovski e ka arritur kuotën e 100 golave me Bayernin e Mynihut. Këtë sezon sulmuesi polak ka një bilanc me 32 gola të shënuara, 23 nga të cilat në Bundesligë, ku kryeson renditjen e shënuesve më të mirë. Për Levandovskin, ky është sezoni i tij i katërt te Bayerni i Mynihut me të cilin deri tani ka luajtur 182 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?