“Bomba” nga Spanja: Nejmar dashuron të luajë me Ronaldon

Neymar kërkon që të luajë përkrah Kristiano Ronaldos dhe lajmi tashmë ka arritur deri në “Santiago Bernabeu”, e cila vazhdon të punojë ngadalë për ta afruar te Real Madrid. Në fillim u mendua se sezoni 2019-2020 do të ishte ardhja e mundshme e sulmuesit brazilian, por ngjarjet po precipitojnë për shkak të divorcit të dukshëm mes PSG dhe Nejmar, që mbërriti dje në Paris, për t’i dhënë fund riaftësimit.

Ish-lojtari i Barcelonës sipas gazetës “Marca” ka pohuar se e dashuron sfidën e të luajturit së bashku me “Topin e Artë” aktual, sepse kjo do të përbënte sfidë në karrierën e tij, pasi ka luajtur bashkë e pa ndonjë problem edhe me Leo Mesin. CR7 ka kuptuar se ardhja e mundshme e brazilianit do të ishte përmirësimi i nivelit konkurrues të skuadrës. Sa i përket çështjes ekonomike, gjithçka është në procesin e gjetjes së një zgjidhjeje.

Nga “Bernabeu” po tregohet kujdes dhe respekt për PSG dhe drejtuesit e saj. Sidoqoftë, marrëdhëniet midis dy klubeve është bërë mjaft e përkeqësuar, pas asaj që ndodhi në ndeshjen e dytë të raundit të parë të këtij sezoni në Paris. Që nga janari, gjestet e Nejmar ndaj Ronaldo dhe Real Madridit janë të përsëritura. Sinjali i parë u dha në gala-në e FIFA-s, ku bëri foto me të sapozgjedhurin “The Best”. Më pas erdhi përqafimi i Ronaldos në “Santiago Bernabeu” dhe tani po pret për të luajtur së bashku me portugezin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?