Bombarduesi më i mirë në Gjermani, Robben-Bas Dost, dy holandezë në garë

Dy holandezë janë favoritë kryesorë për Këpucën e Artë në kampionatin gjerman. Bundesliga duket se e njeh fituesin para përfundimit të garës, Bajern Mynih, edhe pse duhen 12 javë deri në fund. Por gara për shënuesin më  të mirë të saj është duke u bërë gjithnjë edhe më e fortë. Alex Meier i Eintracht Frankfurt dhe dy holandezë duan kurorën e bomberit. Mes tyre 31- vjeçari Arjen Robben kryeson me 16 gola, pas Meier me 14 gola dhe patriotit 25 vjeçar, Bas Dost që deri tani ka shënuar 11 gola, por në fazën e dytë sulmuesi i Volsburg është papërmbajtshëm.  Dost e pranon që do t’i pëlqente të ishte shënuesi më i mirë  por e njeh forcën e Arjen Robben. Megjithatë trendi është për ëe, deri tani ai është 100% i saktë, me numër golash të barabartë me aq ndeshje sa ka luajtur dhe e presin edhe 12 takime të tjera deri në fund. Tifozët e Vulsburgut  ndihen të lehtësuar nga largimi i Oliç, që mundësoi shpërthimin e Dost. Për trajnerin Dieter Hecking, holandezi i të gjelbërve shumë shpejt do jetë pas shpatullave të Robben. Ndryshe nga Robben, i njohur tek kombëtarja e Holandës, ku shkëlqeu në dy finalet e fundit të Kupës së Botës, Bast Dost nuk ka luajtur asnjëherë për kombëtaren e portokallinjve. Në Holandë ai shënoi 32 gola në 34 ndeshje me Heerenveen. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?