FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Botërori gjeneroi një rekord prej 690 milionë eurosh në bastet e francezëve

Botërori i futbollit gjeneroi një numër rekord prej 690 milionë eurosh baste të vëna vetëm në Francë, nëpërmjet operatorëve të basteve sportive, sipas një komunikate të publikuar sot.

“Kupa e Botës 2014 kishte gjeneruar në total 290 milionë euro baste, ndërsa Europiani 2016 rreth 297 milionë euro”, sipas Autoritetit të Rregullimit të Lojërave në Internet (ARJEL) dhe të Franca e Lojërave (FDJ) në komunikatën e tyre të përbashkët.

Por, pa dyshime ka qenë finalja e të dielës, mes Francës dhe Kroacisë, ku fituan “Blutë”, që është regjistruar aktiviteti më i rëndësishëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për këtë ndeshje janë angazhuar 67 milionë euro baste, që është një shumë rekord për një ndeshje të vetme në futboll”, theksohet në këtë komunikatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?