FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Braktiset nga shokët dhe Murinjo, Sançez drejt largimit nga Junajtid

Aleksis Sançez mund të ketë fatin e Di Marias te Mançester Junajtid. Sipas “Daily Mail” problemet në ekip dhe dhomën e zhveshjes kanë ndikuar në performancën e tij.

29-vjeçari duket që nuk është përshtatur akoma me shokët e rinj të skuadrës, për këtë nuk ka arritur që të tregojë gjithë potencialin e tij në fushën e blertë. Sigurisht ai nuk ka qenë aq i kënaqur me skemat e trajnerit Zhoze Murinjo siç dëshmojnë dhe statistikat.

Kiliani përfiton 600 mijë paund në javë, duke qenë futbollisti më i paguar në Premier League, por duket se aventura e tij do të zgjasë jo më shumë se 6 muaj. 1 gola në 10 ndeshje është një statistike që e shtyn Murinjon që t’i tregojë derën në merkato e dimrit. Sançez është parë i izoluar në qendrën stërvitore në “Karrington”, madje shpesh herë edhe drekon vetëm. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?