Brazili gati ti besojë pankinën ish-trajnerit të Spanjës

Luis Enrique është pranë marrjes së drejtimit të Kombëtares së Brazilit. Sipas të përditshmes “Sport”, trajneri spanjoll është kontaktuar nga Federata Braziliane e Futbollit, për të marrë drejtimin e Selecao.

Enrique është në “pole” për këtë detyrë, duke qenë se ka mjaft përvojë në drejtimin e një ekipi kombëtar. Brazili ka mbetur pa trajner prej një muaji, që pas largimit të Tite, që nuk arriti të fitojë Kupën e Botës në Katar.

Brazili ka vendosur t’ia besojë kombëtaren një trajneri të huaj dhe Luis Enrique është profili i duhur për këtë detyrë. Sipas mediave, bisedimet kanë disa javë që kanë nisur, ndërkohë që janë përmendur edhe emrat e Carlo Ancelotti apo Jose Mourinho.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por këta të fundit janë në detyrë aktualisht, ndërsa Luis Enrique është i papunë pas dorëheqjes nga stoli i Spanjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?