Brazili merr një goditje të rëndë, Dani Alvesh nuk udhëton në Rusi
Brazili merr një goditje të rëndë në prag të Kupës së Botës që do të luhet në Rusi. Pas Felipe Luis është Dani Alvesh që nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Rusisë. Mbrojtësi i djathtë i PSG ka pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit të djathtë në finalen e Kupës së Francës, kundër Les Herbies.
Sipas Rodrigo Lasmar, mjekut të federatës braziliane të futbollit, Dani Alves duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreth 6 javë pas operacionit.
Në moshën 35 vjeçare, Dani Alves do të kishte mundësi të luante Botërorin e tretë në karrierën e tij, pasi më parë u aktivizua në Afrikën e Jugut në 2010 dhe në Brazil në vitin 2014.
KOHA JONË SONDAZH

