FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bregu: Kartonin tim e ka Skënderbeu, por kam oferta nga klubet europiane

Luftëtari është surpriza më e bukur e këtij sezoni ne Katëgorinë Superiore, teksa është duke konkurruar për një vend në Europa League.  Rrugën e Abazajt duket se do e ndjek edhe mesfushori Dejvi Bregu. Në një intervistë për “RTSH Sport”, Bregu është shprehur se pavarësisht se në sezonin e ardhshëm e presin në Korçë, ai po shqyrton disa oferta europiane.

“Rezultatet pozitive te Luftëtari po vijnë pasi kjo është një punë e klubit prej disa kohësh dhe shpresoj që të realizojmë objektivat tonë. Është e vërtetë që kartonin tim e ka blerë Skënderbeu, por kam oferta të tjera dhe duhet të shohim se çfarë mund të ndodhi në vazhdimësi.

Në këto oferta ka interes edhe nga klubet europiane. Megjithatë do të shohim sesi do të jetë më e mira për mua dhe për klubin e Skënderbeut”, është shprehur Bregu.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?