Brighton fiton me përmbysje dhe eliminon Liverpoolin nga Fa Cup (VIDEO)

Brighton shkakton një surprizë të madhe duke eliminuar Liverpoolin nga FA Cup. Skuadra e De Zerbit përmbysi gjithçka nga 0-1 në 2-1 për të kaluar në raundin tjetër në mënyrën më dramatike.

Të parët në avantazh kaluan të besuarit e Jurgen Klopp, të cilët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 30-të. Për të kuqtë shënoi Harvey Ellitot brenda zonë së rreptësisë.

Avantazhi i Liverpool zgjati vetëm 9 minuta, me Brighton që reagoi shpejt dhe i vendosi menjëherë ekuilibrat në fushën e lojës. Lamptey e dërgoi drejt zonës dhe në rrëmuje Lewis Dunk përfitoi për të barazuar gjithçka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 92-të Kaoru Mitoma do të shënonte dhe golin e fitores së madhe për Brighton, që kalon në turin tjetër, duke eliminuar një favorit si Liverpooli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është humbja e dytë e rëndë që Brighton i shkakton Liverpool në harkun e pak ditëve, kur ende nuk kanë kaluar shumë kohë nga disfata 3-0 në Premier League.

Brighton & Hove Albion v Liverpool | Key Moments | Fourth Round | Emirates FA Cup 2022-23

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?