Briken Calja dekorohet me titullin “Nderi i Qarkut të Elbasanit”

Kampion në pedanë por dhe jashtë saj. Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja është dekoruar me çmimin e lartë “Nderi i Qarkut të Elbasanit”.

Sportisti nga Shtërmeni e merr këtë vlerësim për paraqitjet fenomenale në kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare, ku medaljet kanë qënë me shumicë. Një vit më parë, Calja u shpall kampion i trefishtë i Europës.

NDERI I QARKUT TË ELBASANIT

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nder i madh dhe një krenari e jashtëzakonshme të shpallem “Nderi i qarkut të Elbasanit”. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky çmim ishte qershia mbi tortë pas titullit “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” dhënë nga Presidenti i Republikës dhe “Qytetar i Nderit i Cërrikut” nga Bashkia e Cërrikut. 

Krenar për çdo medalje dhe çmim të fituar, janë një vlerë e theksuar morale dhe forcë e madhe shtytëse për të ardhmen. 

Pas dy viteve të jashtëzakonshme në karrierën time, pas dy viteve ku arrita plot 4 medalje ari dhe 2 argjendi këto çmime janë një vlerësim i lartë dhe një nderi i madh për mua, një kënaqësi e veçantë teksa shoh që arritjet në karrierë vlerësohen dhe plotësojnë njëra-tjetrën. 

Falenderoj çdokënd për mbështetjen dhe vlerësimin në çdo hap timin.

Një e ardhme optimiste na pret përpara. 

Brikeni“-shkruan Calja në statusin e tij në rrjetin social “Facebook”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?