Broja dhuron spektakël me Southampton, por fati nuk është me të (VIDEO)

Armando Broja vijon të shkëlqejë në Premier League. Sulmuesi 20-vjeçar e pa ndeshjen nga stoli për 74 minuta kundër West Ham, por më pas do të tregonte klasin e tij.

Shqiptari ishte shumë i pafat teksa në vetëm pak minuta arrit të siguronte dy raste të pastra për të shënuar dhe një performance të komentuar nga mediat britanike si elektrizuese.

Broja fillimisht ishte protagonist i një aksioni të shpejtë ku tregoi gjithë shpejtësinë dhe forcën e tij, por që nuk u shfrytëzua nga shokët, kurse më pas vendosi të kryej një aksion personal duke goditur shtyllën me një goditje jashtë zonës së rreptësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutat e fundit shtesë, ai mund të ishte shndërruar gjithsesi në hero, por goditja e tij me kokë u ndalua në linjë nga një mbrojtës. Ndeshja përfundoi në barazim, 0-0.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?