Buffon pa limite: Ëndërroj që të luaj deri 80 vjeç

Gianluigi Buffon për pak mbush 41 vjeç, por në kokën e tij është sikur ka bërë vetëm gjysmën e karrierës. “Ëndërroj që të luaj deri 80 vjeç, një gjys në portë me bastun dhe me numrin një. Shumë herë mendoj se karriera ime mund të mbyllet nesër, por unë nuk kam limite”, deklaroi Buffon.

Më tej portieri i PSG ka zbuluar edhe një prapaskenë interesante: “sezonin e kaluar mendova të tërhiqesha kur u krijua shumë negativitet (referohet eliminimit në Champions). Më duhej entuziazëm, nuk ndala kurrë së ëndërruari. Në Francë ndihem mirë dhe luaj në një moshë 40 vjeç. Fakti që po mësoj një gjuhë të re, e bën edhe më të bukur. PSG më ka dhënë shumë në këtë eksperiencë”, deklaroi Buffon. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?