Bufon ngushëllon Donarumën pas gafave: Je vetëm 20 vjeç! (VIDEO)
Finalja e Kupës së Italisë mund të përmblidhet shumë mirë në fytyrat e Xhanluixhi Bufon dhe Xhixhio Donaruma pas përfundimit të ndeshjes Juventus-Milan.
Kapiteni i bardhezinjve ka festuar titullin e tij të 24-t personal në karrierë, ndërsa Donaruma ecën me kokën ulur drejt dhomave të zhveshjes, pas gabimeve trashanike që përcaktuan rezultatin e ndeshjes (4-0). Edhe pse po shijonte triumfin, Bufon ndaloi për të ngushëlluar pasardhësin e tij në portën e Italisë.
Pasi e përqafoi, Bufon i tha portierit të Milanit këto fjalë: “Je vetëm 20 vjeç”.
KOHA JONË SONDAZH

