Bufon nuk ndalet me Italinë, mund të luajë në Europianin e 2020

Herën e fundit që e kemi parë Xhanluixhi Bufon në portën e Italisë ka qenë me sytë e përlotur. Të kaltrit dështuan që të kualifikohen për në Kupën e Botës në Rusi.

Sipas “Sky Sport” më 23 mars në Mançester, në miqësoren mes Italisë dhe Argjentinës, në portën e të kaltërve do të jetë sërish Xhixhi Bufon. Të paktën kjo është ideja e trajnerin të përkohshëm Xhixhi Di Biaxho, i cili ka ndërmend ta grumbullojë 40-vjeçarin për testet që do të zhvillohen në Angli. Vetëm katër ditë pas përplasjes me Messin, italianët do të luajnë kundër përfaqësueses së “Tre Luanëve”.

Bufon është rekordmen sa i përket numrit të pjesëmarrjeve me të kaltrit (174 ndeshje), por i duhet edhe një takim me shiritin e verdhë në krah, për të thyer edhe rekordin e ndeshjeve si kapiten (80). Bufon do të jetë 42 vjeç kur do të zhvillohet Europiani i 2020, teksa nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë në këtë event të madh, i cili do të jetë i fundit me “axurrët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?