Bufon “tërbohet”, sherr me Benatia pas humbjes së rëndë ndaj Napolit

Tensioni është i lart te Juventusi. Pas humbjes në përballjen direkte ndaj Napolit (0-1), Bufon ka ngritur zërin në dhomat e zhveshjes ndaj shokëve të skuadrës. Në fund të ndeshjes, kapiteni i bardhezve është ndalur në fushë (nuk është drejtuar në dhomat e zhveshjes si kolegët e tij) dhe i vetëm ka uruar një për një lojtarët e Napolit, fitimtarë nga dueli që rihapi kampionatin italian Serie A.

Më pas u fut në dhomat e zhveshjes për të shpërthyer fuqishëm pas humbjes “gërryese”, duke u fokusuar veçanërisht te “përgjumja” e Benatias, që lejoi Kulibali të shënonte e të shkurtonte distancën mes Napolit dhe titullit.

Mes tensionit të lartë, debati i ngjante një grindjeje të përafërt pikërisht për atë aksion të minutave të fundit që përfshiu mbrojtësin maroken dhe kapitenin, si aktorët e parë të një post-ndeshjeje shqetësuese. Juventusi po përjton një situatë të vështirë, që nisi me eliminimin nga Reali i Madridit në çerekfinale të Championsit, për të vijuar më pas me grumbullimin e vetëm katër pikëve në tre takimet e fundit në Serinë A.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ecuri që nuk përshtatet me ambiciet e bardhezinjve. Pas fitores 3-0 me Sampdorian erdhi barazimi i papritur 1-1 në fushën e Krotones dhe humbja në minutën e fundit të kohës së rregullt me rivalët për titullin e Serisë A.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk është hera e parë që Bufon bën “të fortin” në momentet delikate, duke marrë menjëherë përgjigjen e duhur në fushë nga shokët e ekipit. Juventusi tashmë ka një kalendar më të vështirë, kësisoj është përballë detyrimit për të mos gabuar më, përndryshe vështirë të arrihet drejt titullit të 7 radhazi në Serie A.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?