Bushi: Jemi një Francë e vogël, Reja nuk di kë të zgjedhë!

Trajneri i Shqipërisë U21 Alban Bushi ka folur në konferencë për shtyp një ditë pas fitores 3-1 me përmbysje kundër Austrisë. Strategu i njohur theksoi se objektivi primar i Shqipërisë U21 është furnizimi i kombëtares A me lojtarë të Shpresave, ndërsa konsideroi se ekipi kombëtar shqiptar është një “Francë e vogël”, referuar faktit se Franca ka disa formacione me yje dhe talente.

“Prioriteti kryesor është furnizimi  i ekipit të parë. E kam thënë që kur u emërova si trajner këtu. S’i kemi lënë asnjëherë rezultatet për të shkuar larg. Jemi ekip modest, i vogël. S’mund të krahasohemi me Spanjën, Gjermaninë që kanë objektiva dhe për ekipet e moshave. Duhet të përqendrohemi te Kosova. Më pas do të vlerësojmë objektivat.

Jam shumë i kënaqur. Sa herë që grumbullohen 12-13 lojtarë të rinj, na e bëjnë përzgjedhjen të vështirë. Kishim 13 lojtarë e mangut. Kjo tregon se FSHF-ja ka bërë një strategji të mirë duke krijuar kampionate dhe ekipet kombëtare për moshat U13 e kështu me radhë. Edhe kur kemi mungesa, ato nuk ndihen. Do të thotë se do të kemi alternative për të ardhmen. Ekipi A nuk do të ngelet mangut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk prisja t’i bëja 3 gola Andorrës, me Austrinë po. E kam shprehur se mund të shënonim 4-5 gola, ua kam thënë djemve. Ata luajnë hapur, stil gjerman, duke na bërë të luanim rrezikshëm. Ajo humbja me 4 gola nuk ishte shumë për meritë të Austrisë, nuk dua ta kujtoj atë ndeshje. Andorrën e kisha me merak sepse luan mbrapa, janë pak ekipe në Europë që luajnë mbrapa. Bëmë vetëm 2 seanca stërvitore për Andorrën, erdhëm nga një udhëtim i gjatë dhe i lodhshëm. U munduam të luanim nga krahët dhe punuam me Vrionin dhe Bullain të godisnin me kokë. Duheshin 3 pikët, nuk kishte rëndësi shumë loja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka ardhur momenti që Shqipëria do të ketë 2-3 kombëtare. Reja nuk e di kë do të ketë kombëtare. Jemi një Francë e vogël. Ne ku ta gjemë që nga të mirët të zgjedhim më të mirët. Konkurrenca bën mirë. Nuk duhen parë emrat. Duhet të përqendrohemi te kombëtarja, nuk më intereson se për kë luan dhe nga vjen. Të shikoj një javë në stërvitje dhe pastaj të zgjedh.

Kemi bërë shumë mirë në mbrojtje me Austrinë në 30-40 metrat pas. Ishte për të ardhur keq kur ata vraponin aq shumë, doja të futesha në fushë t’i ndihmoja. Lojtarët tanë ishin më të vegjël në moshë se austriakët sepse shumica janë datëlindje 2000, 2001. Ndërsa Austria ka lojtarë të nivele elitare që luajnë me Werder Bremenin, Lajpcigun, Munchegladbah etj.

Kombëtarja 21 vjeçare është me breza. 1998 është Kallaku dhe Vrioni janë dhe dy ndeshje dhe ikin. Nuk është se mund të bësh një plan afatgjatë. Ne u marrim më të mirën e momentit. Duam që të marrin eksperiencë për të shkuar te kombëtarja. Te kombëtarja A kemi 12-13 lojtarë që kanë shkuar te ekipi i parë në 2-3 vitet e fundit”, u shpreh Alban Bushi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?