FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bushi: Sllovakia e fortë, por nuk e ka të thjeshtë ndaj Shqipërisë

“Në fushë për të fituar, ky është objektivi ynë i vetëm”,- deklaroi trajneri i ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi në daljen e tij publike në vigjilje të ndeshjes zyrtare eliminatore me Sllovakinë në 23 mars në “Selman Stërmasi”.

Përpara gazetarëve, trajneri Bushi ka paraqitur edhe listën e lojtarëve që ka grumbulluar, listë e cila ka qenë e kondicionuar jo pak nga dëmtimet e shumta, në një kohë që trajneri beson tek kjo skuadër.

“Unë mendoj që Sllovakia është një skuadër e konsoliduar, janë një grup që kanë dy vjet që rrinë bashkë e luajnë bashkë. Por, mendoj se nuk do ta kenë aspak të lehtë kundër ekipit tonë. Që më hedhjen e shortit, ata së bashku me Spanjën e Islandën ishin favoritë të grupit, por ne do të luajmë vetëm për të fituar. Edhe pse kemi shumë dëmtime të lojtarëve, sërish kam bindjen që kjo skuadër mund t’ia dalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me kalimin te skuadra A e Abazajt dhe Ramadanit, jam i lumtur. Një tre-pikësh nga ana jonë një ftesë e tillë për këta lojtarë, për të qenë në funksion të skuadrës kombëtare. Gjatë gjithë javës do të punojmë shumë në lidhje me ndeshjen dhe do të futemi për të fituar, më pas të mendojmë edhe për takimin e dytë”,- u shpreh trajneri i Shpresave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista e lojtarëve të grumbulluar të ekipit kombëtar U-21, për dy ndeshjet zyrtare eleminatore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?