FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Buzëqesh” Allegri, rikuperohet mbrojtësin për sfidën ndaj Atleticos

Lajme shumë të mira nga infermieria e Juventusit për Massimiliano Allegrin. Leonardo Bonucci ka djegur etapat e rikuperimit dhe është stërvitur rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës këtë të martë në qëndrën stërvitore në Vinovoa .

Mbrojtësi i kombëtares italiane është rikuperuar në kohë nga dëmtimi në kavilje që pësoi në sfidën ndaj Lazios dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë i gatshëm për sfidën e mesjavës së ardhshme ndaj Atleticos së Madridit në Champions League.

Mbetet për t’u parë nëse Allegri do ta rrezikojë Bonuccin në sfidën e të premtes në Serie A ndaj Frosinones. Trajneri i bardhezinjëve shpreson shumë që për sfidën e parë ndaj Los Colchoneros të rikuperojë dhe kapitenin Giorgio Chiellini për të patur në dispozicion të dy qendërmbrojtësit titullarë në një sfidë që konsiderohet shumë delikate për vazhdimësinë e Juves në Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?