FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Caicedo zgjidh i vetëm “hallet” e Lazios, bardhekaltrit futen në zonën Champions (VIDEO)

Lazio rrëmben fitoren e dytë radhazi Brenda tre ditëve, me të njejtën rezultat dhe me të njëjtën futbollist që vendos ndeshjen. Skuadra e Inzaghit ka fituar 1-0 ndaj Empolit, në derbin e shqiptarëve, ku në fushën e lojës ishin plotë 3, Strakosha dhe Berisha me Lazion dhe Veseli me skuadrën e Empolit.

Ndeshja do të vendosej nga një gabim i portierit Provedel. Caicedo i rrëmbeu topin duke e detyruar që të shkaktonte faull. Nga pika e bardhë sdo të shkonte vetë sulmuesi i Lazios duke arritur që të shënonte.

Në pjesën e dytë Empoli kërkoi golin, por rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund. Lazio me këtë fitore ngjitet përkohësisht në vendin e katërt me 38 pikë, dy më shumë se Milani. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?