Caldara: Doja të luaja me Ronaldon, por në jetë ka më keq…
Mattia Caldara u detyrua që të largohej nga Juventusi, vetëm një muaj pasi ju bashkua bardhezinjve në përgatitjet për fillimin e sezonit të ri. Mbrojtësi ka mbetur i zhgënjyer, dhe këtë gjë e ka pranuar në një intervistë për “Corriere dello Sport”.
“Më vjen keq që po humbas mundësinë për të luajtur me Ronaldon. Shpresova se një ditë do të kisha mundësinë për të qenë një lojtar i Juves, por në vend të kësaj… Sidoqoftë, në jetë ka edhe më keq”, ka thënë ish-mbrojtësi i Atalantës.
Një largim, që ka hidhëruar në njëfarë mase edhe trajnerin Allegri, i cili tha: “Matt është një djalosh i mirë, një profesionist me të ardhme të madhe përpara. Kemi qenë të detyruar ta shesim, sepse kështu na u paraqitën kushtet e merkato”.
KOHA JONË SONDAZH

