FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Caldara flet për herë të parë si kuqezi: Mezi pres të luaj për Milanin!

Në shtëpinë e Milanit është dita e prezantimit të Mattia Caldarës, i cili u zyrtarizua të enjten pas shkëmbimit me Bonuccin. Ish-mbrojtësi i Atalantës ka folur për herë të parë me fanellën kuqezi, duke mos harruar që të falënderojë edhe Juventusin.

“Ata ishin ekipi i parë që besuan te unë, por ishte e vështirë për t’i thënë ‘jo’ Milanit, historisë që ka ky klub. Jam i kënaqur që tratativat kishin një fund të lumtur. Trashëgimia? Është një peshë e rëndë, do të bëj të pamundurën. Këtu kanë luajtur lojtarë të madhe si Maldini, Nesta, Thiago Silva. Falënderoj Leonardon, skuadrën që besoi te unë dhe mezi po pres që të tregoj vlerat e mia. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në San Siro. Ka shumë entuziazëm te tifozët, jam shumë i lumtur këtu, dua të tregoj vlerat e mia.

Romagnioli? Me Alession kam luajtur në U-21, është shumë i fortë. Duhet ta tregojmë gjithmonë në fushë, pasi flitet gjithmonë, por duhet provuar çdo gjë nga ne.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gatusso? Më ka thënë që kemi për të punuar shumë, kemi shumë dëshirë dhe duam që ta tregojmë në fushë. Trajneri kërkon që të kemi dëshirën për të fituar dhe mezi po pres që të kthehen nga Amerika”, deklaroi Caldara. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?