FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Caldara mbërrin në Milano për të kryer vizitat mjekësore

Mattia Caldara ka ndërprerë në mes aventurën me Juventusin, duke nisur një të re te Milani. Ish-mbrojtësi i Atalantës arriti në Itali, në aeroportin e Malpensas, me një fluturim të nisur nga SHBA.

“Jam i gëzuar që ndodhem këtu, tashmë kam biseduar me Gattuson. Çift me Romagnoli? Do të jetë emocionuese”, tha ai para gazetarëve.

Mbrojtësi i datëlindjes 1994 shkoi menjëherë në Klinikën “La Madonnina”, për të takuar, Gonzalo Higuain, i cili mbërriti që në mëngjes. Caldara ka luajtur tashmë disa ndeshje miqësore me Juventusin në Amerikë, ku ka marrë pjesë në një pjesë të mirë të turneut atje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?