FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Calhanoglu divorcohet 15 muaj pas martesës përrallore

Ka zgjatur vetëm 15 muaj martesa e Hakan Calhanoglu me Sinem Gundogdu, të cilët organizuan një dasmë përrallore.

“Do të divorcohem në mënyrë të pakthyeshme, sepse ka ndodhur diçka e rëndë dhe e pafalshme, kështu që nuk ka kthim prapa”, ka shkruar futbollisti i njohur në një postim në rrjetet sociale.

Sipas informacioneve të gazetës “BILD”, Sinem thuhet se ka akuzuar bashkëshortin e saj se ai bën lojëra në Instagram, duke e fshirë nga profili i tij, ndërkohë që ajo pretendon se ka mbetur shtatzënë me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjerman-turku i lindur në Mannheim shkruan gjithashtu: “Nëse një fëmijë duhet të dalë nga kjo martesë, unë do të mbajë përgjegjësinë time. Por unë nuk do të mbaj asnjë kontakt me ish bashkëshorten time dhe familjen e saj. Kisha vendosur të mos komentoja për divorcin tim. Tani më duhet të komentoj, sepse nderi im dhe ai i familjes sime janë zvarritur deri në turpërim”, ka shkruar mesfushori i Milanit. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

Image result for Calhanoglu sinem

Related image

Related image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?