Cana: Ne shqiptarët jemi me fat që kemi Berishën dhe Strakoshën

Lorik Cana së fundmi ka dhënë një intervistë për “Radio Incontro Olympia” duke komentuar derbin që do të zhvillohet nesër mes Lacios dhe Romës. Ish-mbrojtësi i njohur nuk ka lënë pa komentuar dhe formën që po kalojnë dy portierët shqiptar Berisha dhe Strakosha.

“Është një ndeshje unike. Lacio është në një pozicion të mirë në klasifikim. Është një nga protagonistët e kampionatit italian, një nga më të mirët këtë vit. Nuk shoh përse tani duhet të mungojë diçka për të motivuar skuadrës dhe për të qenë entuziastë për të përgatitur ndeshjen. Sigurisht, eliminimi nga Europa League është e rëndë, por tani duhet të fokusohet vetëm tek objektivi, të qëndrojë në Top 4-shën e Serie A. Lacio e ka treguar se e meriton të jetë aty. Diferenca do t’i bëjë ata që të jenë më të përqendruar dhe të arrijnë këtë qëllim. Lacio mund t’ia dalë edhe pse Roma vjen nga një moment i mirë në Champions. Mjafton të mendosh për gjithë punën që është bërë deri tani. Pastaj motivimi është i madh, pasi “Olimpico” do të jetë plot me tifozë lacialë.

Strakosha? Po rritet çdo ditë e më shumë, sidomos nga përvoja. Është një djal i ri, në këtë moshë luan titullar me Lacion dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm në kampionat. Besimi që i ka dhënë Inzagi e tregon këtë dhe do të vazhdojë për shumë kohë të jetë i tillë edhe më i mirë. Ata duhet të kuptojnë se kanë një xhevahir në ekip. Ne shqiptarët jemi me fat dhe ndihemi krenarë që kemi dy portierë të jashtëzakonshëm në kombëtaren tonë si Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha. Nuk ka ndodhur më parë kurrë. Sipas meje, Lacio ka një ndër dy-tre portierët më të mirë në Serie A, që është vetëm 23-vjeç. Sigurisht që ndaj Salzburg mund të bënte më shumë,  por nuk mendoj se duhet të diskutojmë për të”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?