Cancelo: CR7 ka shkruar historinë, po stërvitem me dy mbrojtësit më të mirë në botë

Joao Cancelo ka folur nga grumbullimi me Portugalinë për eksperiencën e tij tek Juventus, marrëdhënien me Cristiano Ronaldo-n dhe gjendjen e mbrojtjes bardhezi.

“Cristiano nuk duhet t’i provojë asgjë askujt, ai ka shkruar historinë me kombëtaren dhe me klubet ku ka luajtur. Nuk ka asnjë dyshim që prania e tij ka rritur cilësinë e skuadrës.

Fitorja kundër Atletico Madrid? Ronaldo na ndihmoi të kualifikoheshim, por gjithë skuadra luajti mirë. Të gjithë ata që kanë parë ndeshjen e dinë se ne e merituam fitoren.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo ditë që kaloj tek Juventus mësoj më shumë. Tani po stërvitem me dy mbrojtësit më të mirë në  botë, Bonucci dhe Chiellini. Niveli është shumë i lartë në Itali dhe unë ndihem më i fortë se një ose dy vite më parë”, deklaroi Cancelo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?