FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Capello: Anglia është favorite për të fituar Botërorin

Fabio Capello mendon se finalja e Kupës së Botës do të jetë mes Francës dhe Anglisë, ndërkohë që sipas tij fituesit do të jenë “Tre Luanët”. Ish-trajneri i Juventus, Milan dhe Real Madrid ka qenë tekniku i Anglisë më 2010, duke u larguar përpara Euro 2012.

“Ata kanë lojtarë të shpejtë dhe një trajner të mirë. Southgate e ka kuptuar se do të shkonte në shtëpi me dy qendërmbrojtësi, kështu që ka përdorur tre. Më në fund ka gjetur edhe një portier të mirë. Finalja? Francë-Angli. Dhe në atë rast unë shoh anglezët si favoritë”, Capello për Gazetta dello Sport.

Franca do të zbresë sonte në fushë ndaj Belgjikës, ndërsa Anglia luan nesër ndaj Kroacisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?