FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Capello: Interi shumë i ngadaltë, s’kishte asnjë depërtim nga krahët

Ish-trajneri i njohur italian, Fabio Capello, analizoi me tone të forta paraqitjen e Inter pas humbjes ndaj Bodo/Glimt, rezultat që i dha fund aventurës së zikaltërve në UEFA Champions League.

Skuadra milaneze, finaliste sezonin e kaluar, u eliminua para fazës së 1/8-ave, duke u mposhtur edhe në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në San Siro. Sipas Capellos, Interi u shfaq pa ritëm dhe pa ide në fazën sulmuese.

“Ishte një Inter shumë i ngadaltë në çdo aksion, pa shpejtësi dhe pa aftësi për të krijuar epërsi në duele individuale. Nuk pashë asnjë situatë një kundër një, as driblime dhe shumë pak ndryshime krahu”, theksoi ai në analizën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Capello u ndal edhe te qasja taktike e ekipit të drejtuar nga Cristian Chivu, duke vënë në dukje se sulmet nga krahu i djathtë në pjesën e parë nuk prodhuan rrezik real.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, një nga armët që mund të kishte ndryshuar ndeshjen ishte shfrytëzimi më i madh i Federico Dimarco në krah, por mbrojtësi nuk u kërkua pothuajse fare me ndryshime loje. “Interit i mungoi shpejtësia për të çarë një skuadër të organizuar si Bodo”, shtoi ai.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?