CAS zbulon vendimin, La Liga duhet të lejojë lojtarët për kombëtaret

CAS ka refuzuar kërkesën e La Liga për të hedhur poshtë vendimin e FIFA-s, që zgjati më dy ditë afatin ndërkombëtar për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës në Amerikën Latine.

CONMEBOL e kishte bërë këtë kërkesë, që gjeti dakordësinë e FIFA. Presidenti Gianni Infantino kishte kërkuar solidaritet nga klubet, prej situatës së krijuar në gjithë botën prej masave anti-covid.

FIFA, në komunikatën e saj ditën e sotme, shkruan se pret që La Liga të njohë vendimin e saj, që u ligjërua me vendimin e sotëm që mori CAS.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?