Casillas: Real Madrid më ka dhënë gjithçka

Iker Casillas pranon se nuk i mungon Madridi, por klubi Merengues i ka dhënë gjithçka aitj.

Casillas bëri më shumë se 700 paraqitje për Real Madridin dhe fitoi tre trofe të mëdhenj me Spanjën, por portieri u detyrua të largohej nga klubi i tij i fëmijërisë tre vjet më parë dhe nuk u shfaq për Kombëtaren që nga qershori 2016.

“Nuk më mungon Madridi”, tha 36-vjeçari, i cili kohët e fundit u kurorëzua kampion me Porton.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Real Madridi më ka dhënë gjithçka.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kam luajtur në ndeshje të shkëlqyera, kam fituar trofe dhe kam luajtur për ekipin kombëtar. Do të jem përjetësisht mirënjohës ndaj Real Madridit. Unë jam ende një madridista dhe më pëlqen të shikoj ekipin.

“Kupa e Botës? Do të afrohem në një mënyrë tjetër, pasi unë nuk e kam bindur Lopetegui që të më telefonojë. Do të jetë një eksperiencë e re për mua.

“Duke thënë këtë, unë nuk kam tërhequr veten nga ekipi kombëtar. Kuptoj se Lopetegui ka zgjedhur lojtarë të tjerë, por vazhdoj të ëndërroj të kthehem.

“Deri tani, unë nuk kam dalë në pension nga ekipi kombëtar spanjoll”, përfundoi Casillas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?