FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cavani i hapur për t’u bashkuar me Real Madridin

Edinson Cavani thuhet se pëlqen idenë e transferimit te Real Madridi.

Real Madridi është në kërim të një zëvendësuesi të Cristiano Ronaldos, i cili u transferua më parë gjatë muajit te Juventusi.

Shumë emra të njohur të sulmuesve evropianë janë lidhur me një transferim në Santiago Bernabeu, ndër ta ylli uruguaian, Cavani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjigantët spanjollë e shohin sulmuesin e Paris Saint-Germain si një mundësi të mirë për të pasuar Ronaldon si sulmuesin kryesor të skuadrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të njëjtën dëshirë thuhet se e ka edhe golashënuesi i madh uruguaian.

Sipas gazetës AS, Cavani është i hapur për t’u bashkuar me Real Madridin pas raportimeve se fituesit e Ligës së Kampionëve duan që ai të zëvendësojë Ronaldon.

Mbretërit po kërkojnë një sulmues i cili garanton gola dhe Cavani shihet si një opsion ideal, por Cavani mund të kushtojë aq sa kanë fituar nga shitja e yllit portugez te Juventusi.

Përveç Cavanit, edhe Mauro Icardi, Harry Kane, Robert Lewandowski dhe Eden Hazard janë lidhur me një transferim në Santiago Bernabeu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?