FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ceferin: S’do të më vinte keq nëse Reali, Barça dhe Juvja do të largoheshin nga Championsi

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin është shprehur se nuk e ka problem nëse Juventus, Barcelona dhe Real Madrid largohen nga Champions League. Ceferin ka sulmuartre ekipet e vetme që vazhdojnë të mos heqin dorë nga krijimi i një kompeticioni të ri që ata e quajnë SuperLeague.

“Nuk do shqetësohesha nëse Juventus, Barcelona dhe Real Madrid do largoheshin nga UEFA. Është qesharake të shikosh se si ata duan të krijojnë një kompeticion të ri dhe njëkohësisht të luajnë në Champions League.

Ata po përpiqen të vrasin futbollin. Florentino Perez ankohet se klubi i tij do mbijetojë vetëm me krijimin e SuperLeague dhe pastaj ofron 180 milionë euro për Kylian Mbappe”, deklaroi Ceferin për “Der Spiegel”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?