Çelsi kërkon një tjetër bomber, ofron 60 milionë euro për Ikardin

Nuk është vetëm Reali, ekipi i interesuar për transferimin e Mauro Ikardit. Çelsi ka bërë hapin e parë për transferimin e sulmuesit argjentinas.

25-vjeçari kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane, pasi këtë sezon ka shënuar 22 gola në 26 ndeshje. “Blutë” e Londrës kanë tentuar të befasojnë “Mbretërit” duke ofruar 60 milionë euro për argjentinasin.

Gazeta spanjolle “As” ka raportuar se agjentja dhe bashkëshortja e tij, Uanda Nara, ka marrë një ofertë për shërbimet e Ikardit. Klubi anglez kishte shpenzuar 65 milionë euro për transferimin e Alvaro Moratas nga Real Madridi, por kërkon një tjetër bomber.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontrata e Ikardit skadon në vitin 2021 dhe ka një klauzolë prej 100 milionë eurove.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?