Çelsi kërkon të “bastis” Napolin, synon t’i marrë Sarrin dhe Hysajn

Napoli po kalon ditë të gëzuara, pasi të gjithë lojtarët, trajneri dhe tifozët, po jetojnë në ëndrrën për të fituar kampionatin. Gjithsesi nuk ka aspak lajme të mira nga merkato. Sot në “Tuttosport” vjen një skenar i habitshëm, i cili mund të zhvendoste plotësisht vëmendjen e tifozëve të Napolit. Gjatë kësaj jave Alesandro Pellegrini, gjithmonë krahu i djathtë i trajnerit napolitan, ishte në Londër për një intervistë me drejtuesit e Bluve të Londrës.

Ekipi i presidentit Roman Abramoviç do të përshëndet me Antonio Konte në fund të sezonit, është duke menduar Sarrin për ta pasuar. Tashmë është gati një kontratë dyvjeçare, prej 5 milionë urosh neto (plus bonuse) dhe 8 milionë euro për të zgjidhur kontratën me Napolin, sipas klauzolës ekzistuese të lirimit. Ai do të ketë në dispozicion edhe 150 milionë euro për të shpenzuar në merkato.

Ai mund të marrë në Londër edhe dy nga lojtarët e tij: Kulibli (që kushton 100 milionë euro) dhe Hysaj (55 milionë euro, ka një klauzolë që vlen vetëm për ekipet jashtë Italisë).

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?