Çelsi vret vet ëndrrën Champions, fitojnë Totenhem dhe Siti (VIDEO)
Çelsi vret vet ëndrrën për të luajtur në Champions sezonin e ardhshëm, pasi sonte në mbrëmje ka barazuar 1-1 ndaj Hadersfildit. Pas fitores së javës së kaluar ndaj Liverpulit, londinezëve u duhej të merrnin 6 pikët në dy takimet e mbetura, për të qenë pjesë e 4 skuadrave të para të renditjes, por ngecën që në tentativën e parë. Nga ana tjetër Hadersfild, pas barazimit ndaj Sitit, mori një tjetër pikë, duke siguruar përfundimisht mbijetesën, mes më të mirave të futbollit anglez. Depiotre kaloi miqtë në avantazh në minutën e 50’, ndërsa për Çelsin e Antonio Kontes barazoi anësori spanjoll Markos Alonso në të 62-tën.
Fitore mori edhe Tottenhami, që mposhti minimalisht 1-0 Njukasëllin dhe siguroi tashmë edhe matematikisht një vend në edicionin e ardhshëm të Championsit, ndërsa Mançester Siti mposhti 3-1 Brajtonin. Në sfidën tjetër mes Leiçesterit dhe Arsenalit, vendasit fituan me rezultatin 3-1, duke u shfaqur dominues nga fillimi i takimit.
KOHA JONË SONDAZH

