Çerekfinalet e Championsit, ja shanset për secilin ekip për të shkuar në gjysmëfinale

Sot në mesditë është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve që rezervoi përballje shumë interesante. “Goglat” në Nion ishin bujare për Barcelonën dhe Bajernin që do të kenë përballje më të lehta në letër, por në këtë kompeticion asnjë rival nuk mund të nënvlerësohet. Por si janë realisht shanset në këto ndeshje?

Juventus shihet favorit për të fituar ndeshjen e parë në Torino ndaj Realit, por ndërkohë ekipi spanjoll është dukshëm më i avantazhuar në ndeshjen e kthimit. 54 me 46 për qind janë shanset në favor të kampionëve të Europës për kalimin në fazën tjetër. Barcelona dhe Bajerni ndërkohë me 90 për qind të shanseve shihen në gjysmëfinalen e këtij sezoni në Champions.

Sa i përket derbit anglez Siti-Liverpul, ekipi i Guardiolës ka 59 për qind mundësi për të kaluar në fazën tjetër, ndërkohë që ekipi i Klp vetëm 41. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?