FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Challandes: Do i kërkoja FIFA-s të mos luhej sfida me Spanjën, të “kopjojmë” Suedinë!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencë për shtyp para sfidës së vështirë ndaj Spanjës. Ndeshja e shumëpritur do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa strategu zviceran është shprehur se shanset për ekipin e tij janë minimale për një rezultat pozitiv.

“Ende nuk kam vendosur për formacionin. Do kemi stërvitjen pas pak, do shoh futbollistët, pastaj do vendosi për formacionin bazë, kemi disa lojtarë që pësuan disa lëndime të lehta në ndeshjet e kaluara.

Përballja me Spanjën është e vështirë, nëse do varej nga unë do kërkoja nga FIFA që të mos përballemi me Spanjën. Është kundërshtarë shumë i fortë, loja zhvillohet në dy komponente, që është zotërimi i topit dhe presioni i madh. Ne do provojmë të japim më të mirën si çdo kush tjetër, siç bëri Suedia që nuk e kishte zotërimin, por ia doli t’i marrë tre pikët”, deklaroi Challandes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?