Champions League/ Spikat dueli mes Dortmundit dhe Chelsea, Clube Brugge sfidon Benficën

Champions League vijon sonte në mbrëmje me dy ndeshje të tjera interesante. Vëmendja do të jetë te dueli mes Dortmund dhe Chelsea,. Verdhezinjtë nuk njohin asnjë humbje apo barazim në këtë vit, por vetëm fitore.

Nga ana tjetër, “Blutë e Londrës” kanë bërë ndërhyrje të shumta në merkato, por rezultatet nuk është se janë të duhurat deri më tani. Djemtë e Potter, do të kërkojnë të shfaqin sonte në Champions League një “fytyrë” tjetër nga ajo e Premier League.

Në Belgjikë, Benfica vjen nga një atmosferë e mirë në këtë takim. Skuadra nga Lisbona, kryeson në kampionatin portugez dhe mbi të gjitha, doli në vendin e parë në fazën e grupeve të Champions League. Club Brugge do të kërkojnë të befasojnë portugezët duke marrë një rezultat pozitiv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?