Championsi me çerekfinalistët më të mirë në histori, nesër hidhen “goglat e nxehta”
Champions League futet në fazën më të nxehtë, teksa nesër në mesditë do të hidhet shorti për fazën çerekfinale. Për herë të parë do të ketë vetëm skuadra nga katër ligat kryesore janë në 8 ekipet më të mira. Spanja dominon si gjithmonë me 3 skuadra, Anglia dhe Italia e dy, ndërkohë që Gjermania përfaqësohet vetëm nga Bajerni. Në total janë 29 trofe duke I mbledhur të gjithë ato që kanë fituar 5 nga 8 klubet në këtë raund. Mançester Siti, Sevija dhe Roma nuk e kanë fituarkompeticionin më të rëndësishëm për klube.
Të tetë ekipet e kualifikuara kanë gjithsej 126 paraqitje në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, me Real Madridin, duke luajtur më shumë raunde. “Los Blancos” i kanë arritur këto lartësi të konkurrencës në 35 raste. Real Madridi nuk mbetet jashtë çerekfinaleve që nga sezoni 2010-2011. Madrilenët kanë shkuarnë gjysmëfinale në 28 raste.
Klubi i dytë i 8 ekipeve më të mira në këtë sezon me më shumë paraqitje në këtë fazë është Bajerni me 22 pjesëmarrje në këtë fazë. Juventusi është një tjetër klub që merr pjesë thuajse gjithmonë, teksa deri më tani ka arritur në këtë raund në 18 raste, duke kaluar në fazën gjysmëfinale në 12 raste. Ekipi bardhezi nuk ka mundur të arrijë në çerekfinale në dy sezone të njëpasnjëshme që nga viti 2006.
Barcelona ndërkohë gjendet për herë të 11-të radhazi në çerekfinale. Në total, katalanasit do të luajnë në çerekfinalen e 22-të, duke shkuar në gjysmëfinale 15 herë. Liverpul nuk ka arritur në çerekfinale që nga sezoni 2008-2009, ndërkohë që arrijnë për herë të 14-t në këtë fazë. Roma merr pjesë për herë të katërt në çerekfinale, ndërkohë që Sevija dhe Siti janë skuadrat me më pak eksperiencë. Të dyja ekipet kanë qenë ë parë vetëm në një rast në këtë fazë.
Shorti- Në këtë fazë shorti i Ligës së Kampionëve të bën me rrahje të forta zemre, sepse do të jetë i lirë. 8 skuadrat më të mira të këtij sezoni mund të përballen me njëra-tjetrën, pa asnjë lloj kufizimi nëse janë nga i njëjti shtet. Në këtë mënyrë mund të kemi një përballje Real-Barcelona, Juventus-Roma apo Liverpul-Siti. Të gjithë padyshim duan që të evitojnë në këtë fazë të sezonit Barcelonën, Realin, Sitin dhe Bajernin që janë favoritët kryesor për të triumfuar.
KOHA JONË SONDAZH

