Chelsea “blindon” Kante-n, i rinovon kontratën me një pagë të frikshme

Kante ishte një ndër më të mirët në Kupën e Botës, dhe kjo duket se ka bindur drejtuesit e Chelsea-t për ta blinduar pas ofertave të shumta të ardhura në ditët e fundit. Mesfushori i Bluve të Londrës, që së fundmi u shpall kampion bote me përfaqësuesen franceze, është një pikë referimi për projektin e ri të Maurizio Sarrit.

I vetëdijshëm për kualitetin e lojtarit është edhe manjati rus, Roman Abramovich, që ashtu siç zbulon e përditshmja britanike Times, ka refuzuar ofertën e majme te PSG për shërbimet e 27-vjeçarit. Për Kante janë interesuar edhe bardhezinjtë e Juventusit dhe PSG, por Blutë e Londrës kanë vendosur ta blindojnë, duke i rinovuar kontratën për shumë 17 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?