Chelsea e ka nxjerr në merkato, Lukaku i vetëofrohet Romës
Sulmuesi i Chelsea-t, Romelu Lukaku i është vetëofruar Romës. Belgu është i hapur për një rikthim në Serie A, me të ardhmen e tij aktualisht të pasigurt te Chelsea.
Lukaku nuk është pjesë e planeve të Mauricio Pochetino e nuk ka marrë një numër për këtë sezon. Interesim për 30-vjeçarin ka pasur edhe nga Juventusi, por që bardhezinjtë më pas do të hiqnin dorë.
Sezonin e shkuar belgu e kaloi tek Interi ku shënoi 14 gola në 37 ndeshje. Por dëshira e tij është rikthimi në Serie A dhe ribashkimi me trajnerin Jose Mourinho, me të cilin ka punuar te United.
KOHA JONË SONDAZH

