Chelsea fiton me vuajtje ndaj Crystal Palace, vendos një gol i Havertz (VIDEO)
Chelsea rikthehet në rrugën e fitoreve në Premier League, duke marrë një sukses minimal 1-0 ndaj Crystal Palace. Blutë e Londrës hasën jo pak vështirësi, teksa goli i vetëm do të vinte në pjesën e dytë.
Në minutën e 64-t, Kai Havertz do të realizonte me kokë një gol të bukur pas një krosimi perfekt të bërë nga Ziyech.
Ekipi i Potter më pas do të administronte duke marrë një fitore që e ngjit në vendin e 10-të me 28 pikë në 19 ndeshje të luajtura. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

