Chelsea gjen më në fund pasuesin e Courtois, paguan 80 milionë euro
Kepa Arrizabalaga është një hap larg Chelsea-t. Gazeta “AS” në Spanjë shkruan se ekipi anglez është i gatshëm të paguajë 80 milionë euro, aq sa klauzola që ka portieri i Athletic Bilbaos. Mungonte vetëm “po”-ja e portierit, e cila ka ardhur tashmë.
Negociatat janë shumë afër mbylljes, teksa portieri do të largohet nga Madridi pasditen e sotme për t’ju bashkuar Chelsea-t. Nëse çdo gjë shkon sipas planit, futbollisti do të prezantohet nesër në klubin e tij.
Portieri do të marrë një pagë më të lartë (aktualisht merr rreth katër milionë neto te Bilbao) dhe do të jetë pjesë kyçe e projektit të ri të Sarrit. Ky operacion do të hap edhe rrugën e kalimi të Courtois te Real Madrid. Në fakt, transferimi i belgut në Madrid mund të mbyllet edhe në ditët në vijim, teksa Blutë e Londrës nuk do të përfitojnë më shumë se 35 milionë euro. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

