Chelsea nuk “ngre” krye, ndalet ndaj Bournemouth dhe merr vendin e 14-t
Sporti E Diel, 17 Shtator 2023 17:11
Chelsea vijon momentin shumë negativ në kampionat në këtë fillim sezoni. Blutë e Londrës barazuan 0-0 ndaj Bournemouth në transfertë, një duel që nuk prodhoi shumë emocione.
Cole Palmer provoi të bënte heroin në minutën e 86-të, por goditja e tij u prit nga portieri. Me këtë rezultat, skuadra e Pochetinos renditet në vendin e 14-të, një pozicion më mirë se skuadra e Bournemouth.
KOHA JONË SONDAZH

