Chelsea pëson një tjetër humbje shokuese ndaj Fulham (VIDEO)
Chelsea vijon momentin negativ, duke pësuar dhe humbjen e dytë radhazi në kampionat kundër Fulham. Blutë e Londrës pësuan një disfatë 2-1.
Vendasit do të kalonin të parët në avantazh me Willian, që do të realizonte në portën e Chelsea-t, një skuadër me të cilën ka luajtur më parë. Blutë e Londrës do të barazonin në fillimin e pjesës së dytë me Koulibaly.
Në këtë ndeshje debutoi dhe Joao Felix, por lojtari portugez la ekipin me 10 lojtarë në minutën e 58-të, pas një faulli të rëndë në mesfushë. Fulham përfitoi duke shënuar golin e dhtë me Carlos Vinicius. Chelsea tashmë renditet e 10-ta me 25 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

