Chelsea shkatërron Crystal Palace në sfidën e parë në Premier League (VIDEO)
Sporti E Shtunë, 14 Gusht 2021 18:13
Chelsea debutoi në mënyrën më të mirë në Premier League, duke shkatërruar Crystal Palace në sfidën e parë 3-0 në “Stamford Bridge”.
“Blutë e Londrës” i mbyllën llogaritë që në pjesën e parë. Alonsso shënoi një super gol nga goditja e dënimit, ndërkohë që Pulisic në minutën e 40-të shënoi edhe të dytin.
Në fraksionin e dytë Chalobah shënoi dhe golin e tretë duke vulosur fitoren e Chelsea-t, që është një nga ekipet favorite këtë sezon.
KOHA JONË SONDAZH

