Chelsea transferon lojtarin e Shakhtar Donetsk për 100 milionë euro
Mes krizës së rezultateve, Chelsea bën një tjetër goditje në merkato, duke arritur një akord me Shakhtar Donetsk për afrimin e Mykhailo Mudryk.
Drejtorit sportiv, Paul Ëinstanley dhe një anëtar i lartë i bordit, udhëtuan në Turqi për të zhvilluar bisedime ballë për ballë me Shakhtar Donetsk, ku klubi ukrainas po zhvillon një kamp stërvitor.
Palët kanë rënë dakord për transferimin e sulmuesit 22-vjeçar për një shifër që shkon në rreth 100 milionë euro.
“Blutë” e Londrës do të paguajnë 70 milionë euro për transferimin e lojtarit dhe bonuse që shkojnë në rreth 30 milionë euro. Futbollisti ndiqej me shumë interes nga Arsenali.
KOHA JONË SONDAZH

