Chilavert shpërthen ndaj Realit: Mafia e futbollit rrëzoi Juven!
Ish-portieri i njohur paraguaian, José Luis Chilavert, me një “cicërimë” të therur në Twitter ka shigjetuar Real Madridin me pak fjalë: “Mafia e futbollit ka rrëzuar Juventusin nga Liga e Kampionëve”.
Legjenda e futbollit të Amerikës së Jugut, , autori i 62 golave, sulmon “Los Blancos” dhe organizatorët e Champions-it, UEFA, për atë penallti të minutës së fundit, kur Benatia ndërhyri ndaj Lukas Vazkuez, që ishte shumë e dyshimtë.
Penalltia e kthyer në gol nga Ronaldo vendosi kualifikimin e skuadrës së Zinedine Zidane, duke zhvleftësuar përmbysen historike që po arrinin bardhezinjtë. /Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

