Cikalleshi luan titullar, Osmalispori shkatërron Genclerbirliginë (VIDEO)
Skuadra e Osmanlisporit, ku luan sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi, mori një fitore shumë të rëndësishme 0-3 me Genclerbirliginë në duelin e mbijetesës. Bomberi kavajas u aktivizua nga minuta e parë, por pa mundur që të gjejë rrugën e rrjetës, ndërkohë u zëvendësua 6 minua nga fundi.
Reagatini në minutën e 26-të hapi serinë e golave, ndërsa ishte po marokeni Regatini që në minutën e 74-t, dyfishoi rezultatin. Goli i tretë u shënua nga Gurler në minutën e 77-të.
Me fitoren e sotme, Osmanlispori u ngjit në vendin e 15-të, në kuotën e 32 pikëve, 2 më shumë se Gencelerbirligi, që u zhyt në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria.
KOHA JONË SONDAZH

